Nis festivali më i madh dimëror i botës

Festivali më i madh dimëror në botë është çelur në Kinë, në mes të pandemisë Covid-19.

“Mbretëria e akullit dhe dëborës” është një park argëtimi në Harbin, i ndërtuar vetëm me akull, që merr një pamje magjike falë ndriçimit me neon shumëngjyrësh.

Ky park është atraksioni më i madh turistik i Harbinit dhe vizitohet nga qindra milionë turistë në vit. Por, këtë vit, numri i vizitorëve është shumë më i ulët, ndërkohë që organizatorët anuluan edhe ceremoninë madhështore të hapjes.