Një vit nga rrëzimi i avionit ukrainas në Iran, përfundon hetimi: Gabim njerëzor

avioni ukrainas 1100x620

Një vit pas rrëzimit të Boeing-ut ukrainas në qiellin e Teheranit nga Gardat Revolucionare, Irani njoftoi se kishte përfunduar hetimin, duke përsëritur se ishte “një gabim njerëzor”. Kjo u deklarua nga prokurori ushtarak i Teheranit, Gholamabbas Torki.

176 persona humbën jetën në aksident, shumica prej tyre iranianë, por edhe shumë kanadezë. Disa nga viktimat vinin nga Suedia, Britania e Madhe, Ukraina dhe Afganistani.

“Midis njerëzve të akuzuar për shkelje të rregullave, shtoi prokurori, vetëm njëri prej tyre është në burg, ndërsa të tjerët janë liruar me kusht në pritje të gjykimit para një gjykate ushtarake dhe janë shkarkuar ose ulur në detyrë”.

Sot, disa anëtarë të familjes iraniane të viktimave mbajtën një ceremoni përkujtimore në vendin ku u rrëzua Boeing 737 në 06:19 me orën lokale, koha e saktë kur avioni u shkatërrua më 8 janar, i cili në kalendari persian këtë vit korrespondon me 7 janarin.