Problemet e mësimit online, studentë e pedagogë: Mungesa e praktikës rrezikon profesionistët e rinj

Sa produktiv mund të jetë një student kur ka dhe këto problemet ekonomike që shkakton pandemia dhe mësimi online?!

Frenkli Prengaj është në vitin e dytë Master në degën e inxhinier gjeo-mjedis. Prej marsit të vitit të kaluar, ai po ndjek studimet në mënyrë online. Ky proces, sipas tij, nuk është në efektivitetin e duhur, pasi mungesa e zhvillimit të lëndëve praktike mund t’i rrezikojnë atij dijet e nevojshme për të konkuruar në tregun e punës. Mësimi online e ka prekur atë jo vetëm psikologjikisht, por edhe nga ana ekonomike.

“Janë paketat e internetit, është aspekti psikologjik. Por, më e rendësishmja është mungesa e zhvillimit të lëndëve praktike. Sot, kishim laborator, profesori tha do ta shyjmë deri sa të hapen auditoret”, shprehet ai.

Zgjatja e mësimit online shihet si joproduktiv edhe nga pedagogët. Luan Myrtaj thotë se fajin nuk e kanë studentët, por mungesa e strukturës teknologjike për zhvillimin e këtij procesi.

Komiteti i Ekspertëve vendosi që mësimi online të zgjasë të paktën deri më 20 janar. Në varësi të përhapjes së Covid-19, do të vendoset për rihapjen e universiteteve apo jo. Studentë e pedagogë i druhen sërish shtyrjes së këtij afati deri në përfundim të sezonit 2020/2021.

  • LAJMI I FUNDIT | Pandemia dhe vaksinat, mjeku Pëllumb Pipero i ftuar në “Absolut 4”
  • LAJMI I FUNDIT | Të ftuar në “Absolut 4” Skënder Brataj dhe Gazmend Koduzi
  • LAJMI I FUNDIT | Pipero: Është politizuar më shumë sesa duhet kjo pandemi
  • LAJMI I FUNDIT | Pipero: Përdorimi i antibiotikëve pa konsultën e mjekëve është i gabuar
  • LAJMI I FUNDIT | Brataj: Treguesit bëjnë me dije se tashme kemi një incidencë në rritje
  • LAJMI I FUNDIT | Brataj: Nga 44 qytete që ishin të infektuar sot janë 50
  • LAJMI I FUNDIT | Koduzi: Mjeku i familjes u mënjanua nga ky proces, niveli sekondar po ashtu
  • LAJMI I FUNDIT | Koduzi: Vetëm në 16 nëntor doli udhëzimi për të rimbursuar barnat