Qëlloi me armë ndaj protestuesve në Kongres, pezullohet oficeri i policisë

37716024 9121377 image a 78 1610015777020 600x338

Një oficer policie në Kongresin amerikan, i cili u përfshi në të shtënat me armë zjarri ku mbeti e vrarë një grua, gjatë protestës së një dite më parë është pezulluar nga detyra.

Përmes një deklarate për shtyp, shefi i policisë Steven Sund u shpreh se oficerët e tij dhe zyrtarët e tjerë të sigurisë reaguan me trimëri kur u përballën me mijëra persona të përfshirë në aktet e dhunës mbrëmjen e kaluar në Kapitol.

“Sulmi i dhunshëm ndaj Kongresit nuk ishte i zakonshëm dhe në eksperiencën time 20 vjeçare me forcat e ligjit, nuk isha përballur ndonjëherë”, u shpreh zyrtari i lartë i policisë.

Ai shtoi se zyrtari i policisë u detyrua të qëllojë me armë zjarri ndaj protestuesve në kohën kur ata iu drejtuan Dhomës së Përfaqësuesve, ku strehoheshin shumë nga ligjvënësit. Ndaj tij tashmë është hapur një hetim nga autoritetet përkatëse.