Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Reshjet e dendura, lumi i Bistricës del nga shtrati

Nga A2 CNN
7 Janar 2021, 21:14 | Aktualitet

Si pasojë e reshjeve të dendura, lumi i Bistricës ka pasur një dalje nga shtrati mbi rrugën nacionale por situata është vënë nën kontroll.

Ndërkohë në Borsh ka pasur një rrëshqitje gurësh, për të cilën ARRSH ka marrë masa me sinjalistikë dhe do të ndërhyhet në riparim të aksit. 

Vjosa vijon të mos shfaqë probleme dhe mbetet në nivele normale.

Parashikohet rritje e prirjeve që vijnë nga Memaliaj-Tepelenë-Gjirokastër dhe pjesa greke të dielën.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli