Rritje e frikshme e viktimave në SHBA, 3865 në 24 orë. Gjermania prej ditësh regjistron mbi 1 mijë vdekje

NATIONAL 47 600x338
Rusi, trajtimet për pacientët me Covid-19 po përmirësohen

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar një numër rekord të vdekjeve ditore. Sipas të dhënave të  Universitetit Johns Hopkins, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 3865 viktima të shkaktuara nga koronavirusi dhe 253 145 raste të reja.

Të dhënat e çojnë numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 21 299 340 dhe atë të vdekjeve në 361 123.

Të paktën 17 288 950 doza vaksinash janë shpërndarë në vend deri më tani dhe të paktën 5 306 797 janë administruar.

Po kështu, një numër i lartë viktimash vijon prej ditësh në Gjermani. Instituti Robert Koch raportoi për 26 391 infeksione të reja dhe 1070 vdekje të reja në 24 orët e fundit, ndërsa numri më i lartë i të vdekurve u regjistrua më 30 dhjetor, me 1129 viktima.

Gjermania vendosi më 5 janar të zgjaste bllokimin deri në fund të muajit.