“Rrufe në qiell të hapur”, udhëheq në Spanjë, por Simeone mund të largohet nga Atletico

simeone 1100x620

Diego Simeone është strategu që këtë sezon ka ndërtuar një skuadër për titull kampion në Spanjë. Atletico Madrid është në krye të La Liga-s me mirë të plotë.

Megjithatë, atmosfera u prish një natë më parë te Los Colchoneros, të cilët u eliminuan nga Kupa e Mbretit pasi u mundën 1-0 nga skuadra e kategorisë së tretë, Cornella.

Pavarësisht të gjitha sukseseve të tjera, kjo humbje ka bërë që Simeone të paralajmërojë edhe largimin nga skuadra. “Në futboll gjërat ndryshojnë shumë shpejt dhe duhet të jemi të hapur ndaj të gjitha mundësive, ndaj gjithçkaje që mund të vendosë klubi. Unë ndihem shumë mirë këtu te Atletico, por gjithçka është e hapur në bazë të vendimit të klubit”, tha Simeone. Argjentinasi është në krye të Atletico-s prej 9 sezonesh, ndërsa kontrata i përfundon vitin e ardhshëm.