Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rruga Tiranë-Elbasan, arbitrazhi akordon 45 milionë dollarë në dëm të shtetit shqiptar

Nga A2 CNN
7 Janar 2021, 14:35 | Ekonomi
Rruga Tiranë-Elbasan, arbitrazhi akordon 45 milionë dollarë

45 milionë dollarë është shuma që shteti shqiptar do të duhet t’i paguajë kompanisë greke Aktor dhe asaj kuvajtiane Copri për shkeljen e kontratës për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan. Ky është vendimi i formës së prerë i tribunalit të arbitrazhit të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë, që mban datën 1 shtator 2020.

Çështja u regjistrua fillimisht më 15 tetor 2018 mbi pretendimin e palëve ndaj Autoritetit Rrugor Shqiptar për kostot shtesë të krijuara gjatë punimeve për lotin 1 dhe lotin 3 të rrugës.

Vendimi i arbitrazhit duket se nuk do të apelohet më tej nga ana e shtetit shqiptar, nisur nga dokumentet e zbardhura nga gjykata, por edhe në bazë të deklaratës së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, të bërë më 7 shtator 2020, që ia ngarkonte fajin ish-partnerëve në qeverisje të LSI, duke pranuar faturën financiare.

https://a2news.com/2021/01/07/eksperti-vendimet-e-arbitrazhit-kosto-edhe-per-imazhin-e-vendit-tek-investitoret/

Vendimi i fundit i arbitrazhit vërteton dhe njëherë se ndryshimet e njëpasnjëshme në këtë projekt, sipas oreksit të ministrave dhe drejtorëve që ndërroheshin dhe i përkisnin LSI, të ndjekur penalisht për shkeljet e kryera, do pasoheshin me faturë financiare për shqiptarët.

Por, edhe pse ky detyrim i formës së prerë ishte i njohur nga qeveria që në shtator, ajo ka zgjedhur që mos ta emërtojë si zë të veçantë në buxhet, duke e përfshirë pagesën në Fondin Rezervë, së bashku me vendimet e tjera të gjykatave ndërkombëtare.

A2 CNN Livestream

Dita jonë