Teknologjia në zgjedhje, PD kërkon pilotim në Fier e Korçë, PS në bashkitë Tiranë e Korçë

Pajisjet që do të mundësojnë për herë të parë votimin dhe numërimin elektronik në Shqipëri, partia demokratike i sugjeron PD-së të vendosen në qendrat e votimit të qarqeve Fier dhe Korçë.

Korça qëndron si variant dhe për socialistët, por në vend të Fierit propozojnë Tiranën si bashki, pasi si qark e tejkalon numrin e zgjedhësve, limit ku duhet të aplikohet kjo teknologji si projekt pilot.

Nga KQZ, PD pret dhe nisjen e marrjes së masave administrative ndaj kabinetit qeveritar dhe disa prej kryebashkiakëve për shfrytëzim të administratës në zgjedhje. Me të njëjtin arsyetim dhe shpërdorim detyre, të njëjtët zyrtarë u paditën në SPAK.

Reagimi erdhi nga ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. “O Bardh Ziu, nuk të kemi faj ne që i shtojmë simpatizantët tanë sepse nuk presim të vijnë ata te ne, por vemi ne tek ata, ndërsa ju me në krye Lul Gjumin, duke pritur që të vijnë njerëzit te ju dhe jo të shkoni ju tek njerëzit, ngrini komitete e komisione spastrimesh autodestruktive për të larguar me çdo kusht dhe me çdo çmim nga radhët tuaja ata që gjumashëve si ju s’ju binden, derisa të katandiseni me zero simpatizantë dhe elektorat inekzistent”.

KQZ mund të vendosë sanksione nga 10 mijë deri në 50 mijë lekë për titullarin e institucionit që përdor aktivitet shtetërore për qëllime elektorale, sipas kodit zgjedhor, me burg nga 6 muaj deri ne 3 vjet.