Teknologjisë nuk i rezistojnë dot as kafshët

Teknologjia është bërë një pjesë e pandashme e jetës së përditshme për shumë njerëz dhe madje pjesa më e madhe e tyre janë tashmë të varur prej saj, sidomos kur duan qëndrojnë pranë njerëzve të dashur në këto kohë të vështira pandemie.

E nëse lidhjet mes videove telefonike është më se e zakonshme mes njerëzve, tashmë janë dhe kafshët ato që janë “infektuar” nga kjo e mirë e teknologjisë.

Në videon e mësipërme shihen momente mbresëlënëse ndërsa një qen husky “komunikon” me një “mikun” e tij, të cilin nga sa raportojnë mediat britanike nuk e kishte takuar prej kohësh për shkak të masave shtrënguese kundër koronavirusit.