Twitter dhe Facebook bllokojnë llogarinë e Trump

trump 3 1100x620

Donald Trump është pezulluar nga Twitter dhe Facebook pasi ka postuar në Twitter për mbështetësit që sulmuan Kapitolin e SHBA-së.

Twitter ka bllokuar llogarinë e Donald Trump për 12 orë. Kompania e komunikoi këtë duke shpjeguar se kjo erdhi për shkak të shkeljeve të politikave të Twitter-it, duke përfshirë ato të kërcënimeve të dhunshme.

Në një mesazh në rrjetin social për protestuesit ai tha “Ju dua!” para se t’u thoshte të shkonin në shtëpi. Ai përsëriti gjithashtu pretendime të rreme në lidhje me mashtrimet zgjedhore.

Twitter tha se kërkohej heqja e tri tweet-eve për shkelje të politikës sonë të integritetit qytetar.

Kompania tha se llogaria e presidentit do të mbetej e mbyllur përherë nëse tweet-s nuk hiqeshin.

Ndërkohë, edhe Facebook bllokoi llogarinë e presidentit Trump, për 24 orë. YouTube gjithashtu hoqi videon.