Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Zgjedhja më e vështirë e jetës, nëna në dilemë se cilit prej fëmijëve t'i japë veshkën

Nga A2 CNN
7 Janar 2021, 17:22 | Bota

Sarah Bingham, nëna e dy fëmijëve që kanë nevojë për transplant veshkash është në dilemë se cilin prej tyre të ndihmojë, pasi mund të dhurojë vetëm një organ.

Djali i saj Noah, 20 vjeç dhe vajza Ariel, 16 vjeç, kanë të njëjtën sëmundje të rrallë gjenetike. Ata vuajnë nga nefronoftiza, e cila shkakton inflamacion në veshka. I ati i tyre, Darryl, ka një grup tjetër gjaku, kështu që nuk mund të jetë dhurues për fëmijët e tyre.

E vendosur para zgjedhjes më të vështirë në jetë, Bingham, tha se edhe pse djali i saj është "shumë i dobët", i nënshtrohet dializës së rregullt dhe është në një gjendje të qëndrueshme. Ndërkaq, funksioni i veshkave të vajzës së saj "është përkeqësuar më shumë vitin e fundit" dhe mbase Arielit do t'i duhet fillimisht një transplant.

"Si nënë, kur ke dy fëmijë që kanë nevojë për transplant veshkash, dhe mund të ndihmosh vetëm njërin, ti ndihesh në dileme".

Prof. John Sayer, një specialist i veshkave në Spitalin Freeman të Newcastle që po kuron Noen, tha se nefronoftiza prek rreth një në 100,000 njerëz.

"Ka gjithnjë mungesë të dhuruesve për pacientët që kanë nevojë për transplant të veshkave.”, shprehet ai.

A2 CNN Livestream

Dita jonë