Zjarr në një rrobaqepësi në Tiranë

zjarrfikese rrobaqepesia 1100x620

Një rrobaqepësi në Tiranë është përfshirë nga flakët ditën e sotme.

Policia njofton se, “rreth orës 11:00, në rrugën “Budi”, ka rënë zjarr në rrobaqepsinë e shtetasit E. Sh., 37 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale”.

Shërbimet e forcave zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.