Rruga e Obotit e pakalueshme nga reshjet, Bashkia Shkodër kërkon ndihmën e ushtrisë

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme në disa e zona të vendit. Në zonën e Shkodrës, rruga e Obotit është e pakalueshme për shkak të lartësisë së ujit 60 cm.

Bashkia e Shkodrës kërkon pajisjen e mjeteve të ushtrisë për lundrimin dhe krijimin e aksesit për banorët e Obotit.

Në fshatin Shirq, në vendin e quajtur Urrela dhe Mushan, uji ka përmbytur  489 ha toke.

Gjatë natës, ka pasur rritje të nivelit të ujit në lumin Drin dhe Bunë për shkak të reshjeve.

 Hidrometri në Lumin Buna tregoi rritjen e nivelit në 5.80cm.