Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Britania e Madhe miraton vaksinën e tretë

Nga A2 CNN
8 Janar 2021, 13:21 | Bota
Britania e Madhe miraton vaksinën e tretë

Mbretëria e Bashkuar ka miratuar sot vaksinën Moderna, duke u bërë kështu vaksina e tretë e miratuar në këtë vend, pas Pfizer/BioNTech dhe Oxford/ Astrazeneca, në luftën kundër koronavirusit, ndërsa rastet e infektimit po rriten.

Vaksina e kompanisë me bazë në SHBA rezultoi se kishte 94% efikasitet kundër COVID-19 në provat përfundimtare.

Shtatë milionë doza janë porositur nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, por sipas mediave britanilke ka të ngjarë që ato të mos bëhen të disponueshme, deri në mars.

Kjo sepse vaksina është duke u prodhuar në SHBA dhe do të duhen disa muaj para se objektet prodhuese në Evropë të jenë të gatshme për t'u shpërndarë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani