Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Britania regjistron bilancin më të keq nga koronavirusi, rriten viktimat dhe në Itali

Nga A2 CNN
8 Janar 2021, 17:55 | Bota
Britania regjistron bilancin më të keq nga koronavirusi, rriten

Britania e Madhe ka regjistruar bilancin më të keq nga koronavirusi që nga nisja e pandemisë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 1325 persona humbën jetën në 24 orët e fundit, ndërsa 68,053 rezultuan pozitivë.

Lajme të këqija vijnë dhe nga Italia fqinje, ku gjatë ditës së fundit u regjistruan 620 viktima, 200 më shumë nga një ditë më parë.

Gjithashtu nga 140 mijë testime të kryera, 17 mijë persona të tjetër dolën pozitiv me koronavirus.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu