Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Jeffree Star mohon lidhjen me Kanye West dhe akuzon Kris Jenner

Nga A2 CNN
8 Janar 2021, 20:57 | Showbiz
Jeffree Star mohon lidhjen me Kanye West dhe akuzon Kris Jenner

Youtuberi Jeffree Star, ka reaguar pas thashethemeve se ka një lidhje me Kaney West, romancë e cila ka çuar drejt divorcit reperin me Kim Kardashian.

Star tregoi se është po aq i surprizuar sa të tjerët për përfshirjen e emrit të tij në këtë skandal, të cilin ai e quan krejtësisht të pabazë.

Në një video në kanalin e tij në YouTube, ai thotë se krejt papritur një ditë u zgjua nga mijëra telefonata dhe mesazhe.

 “Jam beqar. Unë dhe Kanye nuk kemi dalë kurrë bashkë dhe e gjitha kjo është qesharake.” deklaroi ai duke mohuar kategorikisht lidhjen me Kanye West.

Ai gjithashtu hodhi dyshime se pas këtyre lajmeve fshihet Kris Jenner, e cila sipas tij nuk ndalet me prodhimin e skandaleve për familjen Kardashian.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli