Kategoria Superiore rinis me duelin Vllaznia-Teuta

Vllaznia 4 1100x620

Kategoria Superiore zbret në fushë për herë të parë për Vitin e Ri 2021. Java e 13 nis sot me duelin e fortë Vllaznia-Teuta.

Sulmi më i mirë përballë mbrojtjes më të mirë të kampionatit. Rezultati i kësaj sfide do të përcaktojë nëse gara do të rihapet apo Vllaznia do të shkëputet edhe më shumë, duke qenë se Teuta është ndjekësja më e afërt me 6 pikë.

Takimet e tjera luhen të shtunën. Laçi-Kukësi është vështirë të parashikohet, Tirana ndeshet në Ballsh me Bylisin, Kastrioti pret Skënderbeun dhe Partizani do të kërkojë 3-pikëshin e radhës kundër Apolonisë së vendit të fundit.