Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Kërkohet sulmues, por Juventus siguron talentin Reynolds

Nga A2 CNN
8 Janar 2021, 13:13 | Futboll
Kërkohet sulmues, por Juventus siguron talentin Reynolds

Me Moratën të dëmtuar dhe Paolo Dybala jo në formën e tij më të mirë, Juventus e sheh të nevojshëm përforcimin me një qendërsulmues.

Emra të ndryshëm të nivelit mesatar qarkullojnë së fundi, nga një ish si Llorente, Papu Gomez që kërkon largimin nga Atalanta, Graziano Pelle apo Quagliarella, që duket se nuk ka ndërmend të rikthehet. Megjithatë, ndërsa dilemat për një zëvendësues në sulm vazhdojnë, bardhezinjtë kanë mbyllur marrëveshjen me një talent që aktivizohet në Shtetet e Bashkuara. Bryan Reynolds është 19-vjeçari që luan në rolin e mbrojtësit anësor, me të cilin Juventus ka arritur një marrëveshje, por nuk mund të përfitojë menjëherë shërbimet e tij.

Kjo ndodh për faktin se torinezët kanë plotësuar numrin e lojtarëve të huaj në skuadër, prandaj 19-vjeçari Reynolds do të huazohet fillimisht te Benevento, njësoj siç “Zonja e Vjetër” veproi me turkun Demiral në vitin 2019, kur për të njëjtën arsye e transferoi mbrojtësin te Sassuolo për ta bërë pjesë një vit më pas.

Operacioni për talentin amerikan i ka kushtuar Juventusit 7 milionë dollarë. Në fund të sezonit, drejtuesit e klubit do të diskutojnë për të ardhmen e tij, por edhe nëse do të kenë mundësinë të afrojnë një tjetër talent, këtë herë italian, Nicolo Rovella, i cili aktivizohet te Genoa dhe është prej kohësh në radarët e kampionëve të Italisë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu