
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë raportuar një tjetër rritje të rasteve nga pandemia e SARS-coV-2. Të infektuarit e rinj, në 24 orët e fundit, janë 321, ndërkohë që dje ishin 309.
Pjesa më e madhe e infeksioneve regjistrohet në Prishtinë, me 96 raste, e ndjekur nga Prizreni me 34 dhe Peja me 22.
Për sa i përket viktimave, janë 5 personat që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi.
Pas shifrave të sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarëve nga koronavirusi në Kosovë, që nga nisja e pandemisë shkon në mbi 53 mijë, prej të cilave mbi 6 mijë raste janë ende aktive.
Lajm i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 564 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 45 mijë.