Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kundër studimit të Akademisë, Brataj: Rezultate të pavërteta, jo 50% imunizimi në Tiranë

Nga A2 CNN
8 Janar 2021, 17:13 | Aktualitet
Kundër studimit të Akademisë, Brataj: Rezultate të

Skënder Brataj del kundër studimit të Akademisë së Shkencave për arritjen e imunitetit në masën 50% në popullsinë e Tiranës.

Kreu i Urgjencës Kombëtare e cilëson të nxituar dhe të pavërtetë rezultatin e nxjerrë në ditët e fundit të vitit 2020, që sipas tij solli edhe shkelje në masë të rregullave anticovid nga qytetarët.

“Mora një lajm 50% imunizim, po se ku u bë, sa ishin numrat, me çfarë metodologjie dhe kush e kontrolloi nga ana shkencore? U tha nga Akademia e Shkencave. Mesa di, janë rreth 800 veta që u testuan dhe nuk mund të quhet studim dhe as bën një tregues për popullësinë. Unë mendoj se imunizimi nuk është më shumë se 20-25%”, u shpreh ai.

Shefi i Urgjencës Kombëtare iu bën thirrje qytetarëve, veçanërisht të rinjve, të vijojnë të respektojnë masat mbrojtëse për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

“Të mos e humbim betejën tani në fund. Maska po jep rezultat mjaft të mirë. Nuk do kemi më shumë sesa kaluam”, shtoi ai.

Efektet e grumbullimeve dhe shkeljeve të masave për festat e fundvitit pritet të japin efekte pas dy javësh. Megjithatë, kreu i Urgjencës Kombëtare deklaron se në muajt e mbetur të dimrit nuk pritet të arrijmë kulmin e rasteve pozitive që u shënuan në nëntor-dhjetor.

Sipas Bratajt aktualisht vihet re një ulje e pozitivitetit por dhe e thirrjeve të qytetarëve që e kalojnë sëmundjen në banesë. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë