Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Moti i keq, dëmtohet një segment i rrugës nacionale në Kukës

Nga A2 CNN
8 Janar 2021, 13:50 | Aktualitet

Në qarkun e Kukësit, vijojnë reshjet e shiut dhe të dëborës në zonat e larta malore. Lartësia e dëborës në Valbonë shkon në 25 centimetra e në Qafë-Prush 7 centimetra. Reshjet e orëve të fundit kanë sjellë probleme në segmente të ndryshme të rrugëve. Ka pasur përmbytje, rënie inertesh, gurësh e bllokime.

Segmenti Fushë Dukagjin - Kalimash, i rrugës nacionale Kukës – Kalimash – Shëmri, është më i dëmtuar nga shkarjet masive të shkëmbinjve dhe dherave për të cilat janë dashur orë të tëra për largimin e tyre nga rruga. Në disa pjesë të këtij segmenti uji ka përmbytur rrugën dhe një prej urave, ndërsa uji ka gërryer edhe shtresën e asfaltit. Po në këtë segment rrugor rrëketë e ujit që zbrisnin nga shpatet e maleve kanë marrë me vete edhe masive gurësh dhe dherash duke mbajtur këtë aks rruge nën pushtetin e tyre për disa orë si pasojë e rënies së tyre në trasenë e rrugës.

https://a2news.com/2021/01/08/situata-e-reshjeve-probleme-me-permbytjet-dhe-rruget-nga-jugu-ne-veri/

Punonjësit e firmës që mirëmbajnë këtë aks rruge me mjete e makineritë e rënda kanë bërë të mundur largimin e inerteve dhe masiveve shkëmbore nga rruga, ndërsa gjatë gjithë kohës, situata monitorohet e pastrohet në çdo pjesë ku ka shkarje të gurëve dhe inerteve. Problematika sipas shtabit të emergjencave civile të Prefekturës Kukës, janë shfaqur edhe në rrugët rurale të Kukësit dhe Tropojës dhe aktualisht janë të kalueshme normalisht.

Nga bashkitë po punohet me kapacitetet teknike e njerëzore për mbajtjen në gatishmëri të tyre. Furnizimi me energji elektrike është i mirë. Furnizimi me ujë të pijshëm është normal. Firmat kontraktore që duhet të mirëmbajnë rrugët nacionale të qarkut Kukës kanë punuar gjatë gjithë ditës për mbajtjen në gatishmëri të tyre.

https://a2news.com/2021/01/08/investimi-u-krye-ne-2020-por-aksi-durres-shijak-ndodhet-nen-pushtetin-e-ujit/?utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general

Ndërkohë, reshjet e shiut të rëna së fundmi kanë përmirësuar situatën hidrike në vend, duke rritur ndjeshëm nivelet e liqeneve në kaskadën e Drinit. Si pasojë, nga 720 megavat për orë energji elektrike që prodhohej një javë më parë, aktualisht prodhimi ditor nga tri HEC-et e kaskadës së lumit Drin është 17 100 megavat për orë. Në krahasim me një javë më parë, niveli i ujit është rritur mbi 3 metër vetëm në hidrocentralin e Fierzës. Sipas Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, përpos prurjeve, aktualisht nuk ka shkarkime nga portat, ndërsa situata po monitorohet me kujdes në varësi të përditësimit të parashikimit të reshjeve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë