Në një javë, tejkalohen sasitë e reshjeve për të gjithë janarin

Kaskada e drinit 1100x620

Reshjet e shiut dhe dëborës kanë tejkaluar në pak ditë normat e janarit duke shtuar prurjet në kaskadën e Drinit.

Prurjet maksimale janë në Fierzë me mbi 1700 metër kub në sekondë, të përafërta këto me prurjet e 10 viteve më parë, por deri tani, shkarkimet e pakta dhe rritja e prodhimit të energjisë në HEC-et Koman, Vau i Dejës po bëjnë të mundur mbajtjen e nivelit të Fierzës larg nivelit kritik; aktualisht Fierza është më shumë se 20 m poshtë këtij niveli.

Edhe pse më e keqja e reshjeve ka kaluar, situata në vend është kritike pasi çdo milimetër reshje që mund të shtohet, na ofron me përmbytje të zonave të banuara.