Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Nëse do grua, duhet t’i mbijetosh këtij dueli

Nga A2 CNN
8 Janar 2021, 21:56 | Lifestyle

Të “fitosh” të drejtën për t’u martuar, duhet të luftosh për bashkëshorten e ardhshme. Tradita e veçantë e një fisi në Etiopi është fotografuar nga Xavier Gil Tabios, 62 vjeç, nga Barcelona, i cili udhëtoi në luginën Omo për të parë shfaqjen tradicionale nga afër.

Tradita është e dhunshme, e përgjakshme, mes të rinjve Suri, të cilët luftojnë me shkopinj ndaj njëri-tjetrit, e cila shpesh është vdekjeprurëse. Kush mbetet në fund “fiton” bashkëshorten e tij të ardhshme.

Këto luftime shihen si një mënyrë për të trajnuar të rinjtë për dhunë në rajonin e trazuar. Fiset fqinje, si për shembull Nyangatom, shpesh përfshihen në beteja të dhunshme me popullin Suri.

Në vitin 1994, qeveria etiopiane i shpalli si të paligjshme këto luftime, por sërish ato vazhdojnë të jetë pjesë e jetës së këtij fisi.

Të huajt janë të padëshiruar nga fisi dhe nuk i lejojnë ata të fotografohen, por Tabois ia doli. Ai kaloi një javë me këtë fis dhe pa nga afër luftimin e quajtur “Donga”.

“Ata luftojnë për të treguar burrëri, për hakmarrje personale dhe për të fituar një grua. Pjesëmarrësit luftojnë dy nga dy, derisa të dalë një fitues nga turneu”, u shpreh fotografi, shkruan Daily Mail.

A2 CNN Livestream

Dita jonë