Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Nuk e lë gruaja”, zbulohet arsyeja e vërtetë pse Federer nuk do të luajë në Australian Open

Nga A2 CNN
8 Janar 2021, 11:51 | Sporte të tjera

Roger Federer njoftoi më 28 dhjetor se nuk do të merrte pjesë në Australian Open, Grand Slam-in e parë të vitit. Arsyeja që tenisti zviceran dha ishte se kërkonte të mos ngarkonte gjurin e operuar në qershorin e kaluar.

Por, drejtori i marrëdhënieve me publikun i turneut australian, Andre Sa, zbuloi arsyen e vërtetë të mungesës së Federerit. Sipas tij, bashkëshortja e tenistit vuri veton për shkak të karantinës në Australi.

“Arsyeja kryesore pse Federer nuk vjen është karantina. Ai donte të vinte me të gjithë familjen e tij, por familjarët duhet të bëjnë karantinë 14 ditë. Gruaja e tij dhe fëmijët nuk duhet të dilnin për asnjë moment nga dhoma e hotelit. Kjo gjë nuk u pranua nga gruaja. Mundësia tjetër ishte që të vinte pa familjen, që do të thonte se do të qëndronte larg saj për 5 javë. Më tha që ishte 39 vjeç, kishte 4 fëmijë dhe 20 Grand Slam-e, për këtë arsye nuk mund të qëndronte kaq gjatë larg familjes”, tha Sa.

A2 CNN Livestream

Dita jonë