Nuk ka fund “lufta” mes Johnny Depp dhe Amber Heard

Johnny Depp Amber Heard 1100x620

Lufta mes aktorit Johnny Depp dhe Amber Heard, nuk ka fund.

Pas përfundimit të gjyqit të parë, aktori akuzon ish-bashkëshorten se nuk i ka dhuruar për bamirësi 7 milionë dollarët që mori si pjesë e divorcit.

”People” raporton se avokatja e Amber, Elaine Bredehoft, do t’i përdorë akuzat e bëra nga Depp, për të nisur një gjyq të ri ndaj tij.

Bredehoft ka konfirmuar për mediat e huaja se Heard s’e ka realizuar ende premtimin që i bëri spitalit të fëmijëve “Los Angeles”, për shkak të gjyqeve që pati me aktorin.

“Amber u vonua sepse Depp ngriti një proces gjyqësor kundër saj dhe për pasojë, është detyruar të shpenzonte miliona dollarë duke mbrojtur akuzat e rreme.” , shprehet ajo.

Sipas avokates së aktores, akuzat e rreme janë një përpjekje e dëshpëruar e Depp për të larguar vëmendjen nga skandalet e abuzimit dhe dhunës.