Procesi zgjedhor, Celibashi letër partive: Plotësoni KZAZ për 25 prillin

MBULIM LETRA E CELIBASHIT PER KZAZ frame 897 1100x620

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi iu ka dërguar një letër partive politike që të depozitojnë emrat e anëtarëve të Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor.

Për procesin elektoral të 25 prillit do të ngrihen 92 KZAZ të cilat janë ndarë në mënyrë të barabartë ndërmjet shumicës dhe maxhorancës.

Konkretisht sipas shortit të hedhur në KQZ, KZAZ-të që janë me numër rendor tek, shumicën do ta ketë opozita ku tre anëtar i takojnë Partisë Demokratike, dy Partisë Socialiste ndërsa nga një anëtar Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Socialdemokrate.

E njëjta formulë do të zbatohet edhe tek KZAZ që janë me numër rendor çift, por shumicën në këto Komisione do ta ketë maxhoranca socialiste.