Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Qyteti i predhave”, baza e re sekrete nëntokësore e Iranit

Nga A2 CNN
8 Janar 2021, 17:50 | Bota

Garda Revolucionare e Iranit prezantoi të premten një bazë të re nëntokësore, që ndodhet në një vend sekret në Gjirin Persik. Foto nga përurimi u botuan nga media shtetërore, pak ditë pas përvjetorit të vrasjes së gjeneralit Qassem Soleimani nga amerikanët.

Kjo është vetëm një prej bazave ushtarake të Gardës, të konsideruara si strategjike. Në pamjet e publikuara shfaqen kamionë ushtarakë të pajisur me armatime dhe predha antianije.

Vitin e kaluar, Garda Revolucionare njoftoi ndërtimin e disa bazave, të quajtura “qytetet e predhave”, përgjatë bregut në detin Persik, duke paralajmëruar “makthe për armiqtë e Iranit”.

“Këto predha kanë rreze me qindra kilometra, kanë saktësi milimetrike, fuqi të madhe shkatërruese dhe arrijnë të shmangin radarët e armikut”, tha për median shtetërore Gjeneral Major, Hossein Salami.

Vitet e fundit tensionet në detin Persik janë rritur ndjeshëm me disa përballje mes anijeve iraniane dhe atyre amerikane, por edhe naftëmbajtëseve të ndryshme që kalojnë në rajon.

A2 CNN Livestream

Dita jonë