Rama mbërrin në Greqi, drekë pune me kryeministrin Mitzotakis

rama greqi 1100x620

Pas Turqisë, kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Greqisë për t’u takuar me homologun grek Mitzotakis. Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan se do të diskutojë me kreun e qeverisë greke për luftën ndaj pandemisë, forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian të Shqipërisë.

“Në Athinë për një drekë pune me Kryeministrin Mitzotakis, për të diskutuar mbi koordinimin e mëtejshëm në luftën e përbashkët kundër Covid-19; forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve; bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian të rajonit tonë”, shkruan Rama.