Rama në shtëpinë e Mitsotakis: Shije e shkëlqyer e mikpritjes

Rama 1 1100x620

Kryeministri Rama ka publikuar detaje të tjera nga vizita e tij në Greqi këtë të premte. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama falënderon Mitsotakis për mikpritjen në shtëpinë e tij.

Më tej, ai shkruan se është diskutuar në takim në lidhje me situatën e koronavirusit, marrëdhënies mes dy vendeve tona dhe problematikave rajonale.

“Falenderues për shijen e shkëlqyer të mikpritjes në shtëpinë e kryeministrit Mitsotakis, ku bëmë një bilanc të situatës me Covidin, marrëdhënies mes dy vendeve tona dhe problematikave rajonale! Vullnet i plotë për ta zhvilluar bashkërisht më tej këtë marrëdhënie strategjike”, shkruan Rama.