Reshje të dendura shiu, përmbytet një pjesë e zonës pranë urës së Mifolit në Vlorë

reshje 1100x620

Reshjet e rëna, gjatë 24 orëve të fundit, kanë bërë që niveli i Vjosës të rritet në kuotat mbi 6.3 metër mbi nivelin e detit, duke përmbytur një pjesë të pazarit pranë urës së Mifolit.

Sipas informacioneve nga banorë të zonës, por edhe shtabit të Prefekturës nëse reshjet do të ulen, nuk do të ketë probleme për zonën.

Por, nëse reshjet vijojnë me intensitet, në zonat e Përmetit dhe Gjirokastrës, atëherë do të ketë një rritje të nivelit të Vjosës.