Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, banesat në afërsi të spitalit rajonal në Lezhë, rrezikojnë të shëmben nga rrëshqitja e dherave. Për këtë arsye janë evakuuar 7 familje.
E njëjta gjë ndodh edhe në fshatin Klos në Mirditë, ku rrezikohet banesa e një familje. Afёrsia me autostradën mund tё krijojё bllokim tё aksit rrugor. Sikurse mësohet banorët janё evakuuar dhe janë njoftuar shёrbimet e Emergjencёs tё Bashkisё së Rrёshenit.
Kujtojmë se reshjet me intensitet të lartë të ditëve të fundit kanë filluar të japin probleme thuajse në të gjithë vendin, nga jugu në veri.