Shpërthim në Napoli, gropa gjigante përpin makinat

Një krater gjigant u krijua në një parking në Napoli, duke përpirë makinat që gjendeshin atje. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së premtes, e fatmirësisht nuk pati të lënduar. Brigada e zjarrfikësve italian mbërriti në zonë për të kontrolluar nëse kishte persona të përfshirë në incident.

Të paktën, 3 automjete mund të shiheshin në fund të kraterit rreth 2 mijë metra katrorë, në parkingun e një spitali. Shkaku i ngjarjes nuk është konfirmuar, por sipas autoriteteve mund të bëhet fjalë për shpërthim të tubave të ujit. Dëshmitarët thanë se kishin dëgjuar një zhurmë të madhe dhe më pas shembjen e rrugës.