Strasburgu i kërkon Shqipërisë të mos e ekstradojë turkun Simsek

simsek gylenisti 1100x620

Gjykata e Strasburgut urdhëron Shqipërinë të mos e dëbojë turkun Selami Simsek.  Strasburgu është vënë në lëvizje nga avokati Elton Hyseni.

Masa e sigurimit të padisë iu është komunikuar palëve ditën e sotme. Strasburgu urdhëron autoritetet shqiptare mos ta dëbojnë Simsekun derisa të përfundojnë procedurat gjyqësore.

Simsek pretendon se persekutohet nga shteti turk për shkak se familjarë të tij janë dënuar si mbështetës të klerikut Fetullah Gylen.

Në janar 2020, Gjykata e Tiranës e dënoi me 18 muaj burg turkun Simsek për “falsifikim të dokumenteve”.