“Suning” i vendos çmimin Interit, “BC Partners” kërkon ta blejë

zhang 1100x620

Një kompani mediatike për të rregulluar bilancet. Është kjo ideja që qarkullon së fundi në Milano, me “BC Partners” që kërkon të blejë aksionet e klubit të Interit.

Këtë të enjte, ka pasur të tjera kontakte mes familjes Zhang që ka në pronësi Interit dhe Fondit Europian, i cili e vlerëson klubin zikaltër 400 deri në 500 milion euro, shifër kjo shumë e ulët në krahasim me 950 milionë euro që kërkojnë pronarët aziatikë.

Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, çështja e blerjes së Interit po ndiqet nga njeriu kryesor që përgjigjet për investimet te BC Partners, greku Nikos Statopulos.

Javët e ardhshme mund të sjellin skenarë dhe akorde të reja. Për momentin, bisedimet nuk mund të konsiderohen as në fazë fillestare. Suning që zotëron 70% të aksioneve ka në dorë fatin e klubit italian, e ardhmja e të cilit nuk duket edhe aq e sigurt nga zhvillimet e fundit.

Pak ditë më parë, po mediat italiane, zbuluan se Inter është lënë kolateral te kompania e njohur tregtare që operon online “Alibaba”, në rast se pronarët aziatikë një ditë do t’i detyrohen numrit një të kompanisë, Xhek Ma.