Tracy Chapman do të marrë 450 mijë dollarë nga reperja Nicki Minaj

Untitled collage 2021 01 08T212456.490 1100x620

Reperja Nicki Minaj do t’i paguajë këngëtares tjetër Tracy Chapman 450 mijë dollarë për të mbyllur çështjen ligjore të ngritur nga kjo e fundit për të drejtat e autorit të një kënge.

Chapman e akuzoi në vitin 2018 Minaj nën pretendimet se kishte përdorur pjesë nga kënga “Baby, Can I Hold You Tonight” në krijimin e saj “Sorry”.

Edhe pse reperja nuk e publikoi asnjëherë këngën, një radio e transmetoi pasi e kishte siguruar në mënyrë të fshehtë dhe ajo u bë menjëherë virale.

Chapman pretendon se ishte Minaj ajo që ja dha këngën radios, gjë që u mohua në atë kohë nga të dyja palët.