Trazirat në Kongres, demokratët pritet të ngrenë akuza për shkarkimin e Trump

trump 1 1 1100x620

Burime nga Dhoma e Përfaqësuesve bënë me dije për agjencinë e lajmeve Reuters se demokratët do të ngrenë akuza për shkarkimin e presidentit Donald Trump, pas ngjarjeve të dhunshme gjatë seancës së Kongresit ku po certifikohej fitorja e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale.

Sipas burimeve, demokratët nuk do të humbin kohë në ngritjen e këtyre akuzave dhe do ta bëjnë këtë lëvizje që ditën e hënë.

Në protestën e dy ditëve më parë, mbështetësit e Trump hynë brenda selisë së Kongresit, në një akt që nuk kishte ndodhur prej më shumë se 200 vitesh.