Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Vdes nga plagët e marra gjatë trazirave, oficeri i Policisë së Kapitolit

Nga A2 CNN
8 Janar 2021, 07:17 | Bota
Vdes nga plagët e marra gjatë trazirave, oficeri i Policisë

Një oficer i Policisë së Kapitolit të SHBA-së ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra gjatë trazirave të së mërkurës. Lajmi është konfirmuar nga Policia, sipas së cilës oficeri Brian D. Sicknick vdiq rreth orës 21:30 të së enjtes.

Agjenti Brian Sicknick ishte duke iu përgjigjur përplasjeve të mërkurën e 6 janarit në Kapitol dhe u plagos, ndërsa po kundërshtonte fizikisht demonstruesit, thuhet në deklaratëne  Policisë.

Ai u shemb pasi u kthye në zyrën e tij të divizionit dhe u dërgua në një spital, ku më pas ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda, tha policia.

Sicknick iu bashkua Policisë së Kapitolit në vitin 2008.

"I gjithë departamenti shpreh ngushëllimet më të thella për familjen dhe miqtë e oficerit Sicknick për humbjen e tyre dhe vajton humbjen e një miku dhe kolegu", thuhet në deklaratën e Policisë së Kapitolit.

Në protestat e së mërkurës në Kapitol humbën jetën edhe 4 persona të tjerë, ndërsa sipas burimeve për mediat amerikane raportohet që 60 oficerë policie pësuan lëndime.

A2 CNN Livestream

Dita jonë