Virusi nuk izolohet në Serie A, tjetër futbollist i infektuar te Juventusi, frikë te Milani

leao 1100x620
June 12, 2020, Torino, Torino, Italia: ESCLUSIVA MILAN .Foto LaPresse - Spada.12 Giugno 2020 - Torino (Italia) .Sport Calcio .A.C. Milan- Stagione 2019-2020 - Semi Finale di ritorno Coppa Italia - Juventus vs Ac Milan ( Allianz Stadium ).Nella Foto: Rafael Leao, Matthijs De Ligt..EXCLUSIVE MILAN .Photo LaPresse - Spada.June 12 , 2020 Turin ( Italy ) .Sport Soccer.A.C. Milan- Season 2019-2020 - Italian Cup , semi final - Juventus vs Ac Milan ( Allianz Stadium ).In the pic: Rafael Leao, Matthijs De Ligt (Credit Image: © Spada/Lapresse via ZUMA Press)

Koronavirusi nuk po izolohet në futbollin italian. Pas Cuadrado e Alex Sandro edhe Matthijs De Ligt ka rezultuar pozitiv me koronavirus te Juventusi.

Ky lajm shton dhimbjet e kokës për Pirlon në prag të ndeshjes së fundjavës ndaj Sassuolo-s në kampionat. Klubi bardhezi ka bërë të ditur lajmin, duke konfirmuar se futbollisti është pa simptoma dhe se është vendosur menjëherë në izolim.

Në anën tjetër, infektimi i holandezit shton frikën edhe te Milani, pasi ky rast ka ardhur vetëm dy ditë pas ndeshjes mes dy skuadrave. Edhe te Milani, aktualisht, janë dy lojtarë të infektuar, Rebic dhe Krunic.