Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Vllazninë nuk e ndal as shiu, mposht Teutën dhe “arratiset”

Nga A2 CNN
8 Janar 2021, 20:01 | Futboll
Vllazninë nuk e ndal as shiu, mposht Teutën dhe

Vllaznia nuk lëshon “pe” këtë sezon. Edhe pse ishte përballë një kundërshtari të vështirë si Teuta e Durrësit dhe ndeshja u luajt 90 minuta në kushte të vështira atmosferike, me reshje të vazhdueshme shiu, shkodranët triumfuan edhe këtë herë duke marrë 3 pikët, të cilat i shkëpusin ata në renditje.

Edhe një herë tjetër ka qenë goleadori Ardit Hoxhaj ai që ka vendosur ndeshjen për Vllazninë me golin e tij të shënuar në pjesën e dytë.

Teuta u zgjua vetëm në minutat e fundit për të reaguar, por shumë vonë, pasi Vllaznia ishte e renditur mirë në mbrojtje, duke shmangur golin.

Me këtë fitore, Vllaznia shkon në kuotën e 29 pikëve, 9 më shumë se Teuta e vendit të dytë dhe 10 nga Partizani i vendit të tretë, i cili do ta luajë nesër ndeshjen e kësaj jave ndaj Apolonisë së Fierit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë