7 viktima dhe mbi 200 raste të reja me koronavirus në Kosovë

kosova koronavirusi 1 1100x620

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftoi se 7 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Autoritetet raportojnë gjithashtu se nga 1531 testime, janë konfirmuar 259 rastë të reja.

Që prej marsit të vitit 2020, Kosova ka regjistruar mbi 53 mijë raste pozitive me COVID-19. Prej tyre, 1375 pacientë kanë vdekur, mbi 45 mijë janë shëruar, ndërsa mbi 6535 raste mbeten ende aktive.