Aksidentohet një automjet në Maliq, plagoset drejtuesi

Një aksident me pasojë një person të plagosur ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në aksin rrugor Korçë-Maliq.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e makinës për shkak të lagështisë në rrugë, ndërsa më pas është përmbysur.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit.