Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Alarm i kuq në Spanjë, stuhia e borës paralizon vendin

Nga A2 CNN
9 Janar 2021, 12:52 | Bota

Alarm i kuq në pjesën më të madhe të Spanjës për shkak të stuhisë së borës Filomena, e cila ka paralizuar vendin.  Në Madrid, një prej zonave më të prekura, shtresa e borës pritet të arrijë në 20 centimetra gjatë 24 orëve në vazhdim.

Aeroporti i qytetit është mbyllur, e po ashtu një sërë rrugësh të rëndësishme. Mësimi është ndërprerë në 50 shkolla. Mbrëmjen e së premtes, shumë automjete mbetën të bllokuara në një autostradë pranë kryeqytetit. Zjarrfikësit u thirrën për të ndihmuar personat e bllokuar të dalin nga automjetet.

Në disa zona, ushtria u mobilizua për pastrimin e rrugëve. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme. Sipas mediave lokale, këto janë reshjet më të dendura të borës në Madrid, në gjysme shekulli. Ndërkaq,

Agjencia Meteorologjike kombëtare foli për sasi të jashtëzakonshme dhe gati historike bore. Megjithatë, shumë kryeqytetas po i shijojnë pamjet e rralla në sheshet kryesore të Madridit. Moti i ftohtë pritet të vijojë përtej fundjavës me temperaturat që pritet të arrijnë në -12 gradë celsius në kryeqytetin spanjoll.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani