Edhe Kosova përfshihet nga përmbytjet, FSK përdor gomone për evakuimin e banorëve

Reshjet e dendura të shiut të ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje edhe në disa zona të Kosovës, ku ajo më e prekura është ajo e Gjakovës.

Forca e Sigurisë së Kosovës, në njoftimin e fundit për mediat, bëri me dije se në orët e mbrëmjes së të shtunës iu ka ardhur në ndihmë rreth 60 banorëve në Gjakovë, banesat e të cilëve ishin përfshirë nga uji dhe rrezikonin seriozisht jetën.

Banorët e evakuuar, disa prej të cilëve me gomone, janë dërguar në aeroportin e Gjakovës për t’u strehuar në gjendje të mirë shëndetësore.

Autoritetet në Kosovë vijojnë të jenë në gatishmëri pasi meteorologët parashikojnë përkeqësim të kushteve atmosferike në orët dhe ditët në vijim.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 4 viktima në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 292 raste në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 417 të shëruar në 24 orët e fundit