Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Erdhëm për Vitin e Ri dhe mbetëm këtu”. Uji shkatërron urën, banorët bllokohen në fshat

Nga A2 CNN
9 Janar 2021, 12:05 | Aktualitet

Prurjet e shumta si pasojë e reshjeve të shiut të dy ditëve të fundit në Kukës, shkaktuan edhe përmbytjen e një ure këmbësore në fshatin Mgullë në Njësinë Administrative Malzi. Nga dëmtimi urës së vetme që i lidh me pjesën tjetër të fshatit por edhe me Kukësin, dhjetëra familje kanë mbetur të izoluara në anën tjetër të përroit.

Ata nuk mund të marrinë asnjë shërbim jashtë fshatit, qoftë ushqimor apo edhe shëndetësor për sa kohë ura e dëmtuar është nën ujë. Banorët thonë se fenomeni përsëritet sa herë ka reshje të dendura të shiut edhe pse kanë kërkuar të zgjidhet ky problem  deri më tani nuk është vënë dorë. 

Dy fëmijë të vegjël, thonë se kanë shkuar nga Tirana në fshat, për të kaluar disa ditë pushim te daja i tyre me rastin e Vitit të Ri, por kanë mbetur të bllokuar aty tashmë dhe nuk mund të kthehen të hënën në shkollë. “Erdhëm për të kaluar disa ditë te daja, për të parë edhe gjyshërit, por tani kemi mbetur këtu. Uji ka shkaktuar shumë dëme dhe nuk lëvizim dot”.

Reshjet e shumta të shirave dhe shtimi i prurjeve në përroin që përshkon fshatin Mgullë e kanë dëmtuar bazamentin prej dërrase dhe këmbët e saj. Në  këtë fshat panë nga afër situatën përfaqësues të bashkisë Kukës dhe pritet që sa më shpejt të jepet një zgjidhje ndërkohë që është punuar për të hapur rrugët në Njësinë Administrative Malzi.

Në Kukës reshjet e shiut kanë pushuar dhe situata është me qetë, por temperaturat janë ulur ndjeshëm ndërsa priten reshje bore edhe në zonat e ulëta.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli