Gomonia me klandestinë, 4 sirianë, mes tyre dy fëmijë me djegie të rënda në QSUT

Untitled collage 19 1100x620

12 nga sirianët e shpëtuar mbrëmjen e shkuar janë sjellë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, për të marrë shërbim më të specializuar pas aksidentit me flakë karburanti.

Mësohet se në Repartin e Terapisë Intensive janë shtruar dhe po trajtohen 4 pacientë, ndër të cilët dy pacientë të rritur, si dhe dy fëmijë me plagë djegieje të rënda.

Pacientët janë aktualisht në gjendje të stabilizuar dhe në monitorim, për të parandaluar komplikacionet të mundshme me rreziqe potenciale për jetën e tyre.

Po ashtu në pavion janë shtruar edhe 8 pacientë me plagë djegieje të mesme dhe të lehta. Aktualisht të stabilizuar, pa rreziqe evidente për jetën. Edhe këta pacientë janë nën trajtim mjekësor dhe në monitorim të vazhdueshëm, pasi për shkak të vështirësive të komunikimit, nuk është e qartë e shkuara shëndetësore e tyre dhe prezenca ose jo e sëmundjeve potenciale, që mund të komplikohen nga djegia.

Kujtojmë se reth 50 klandestinë nga Siria qëndruan mbi 3 orë në përballje me motin e keq në det të hapur. Ata tentuan të kalonin ilegalisht kufirin drejt Italisë me gomone, të ndihmuar edhe nga një grup trafikantësh shqiptarë.