Greqia çon në Parlament projektligjin mbi shtrirjen e ujërave territoriale

1 19 600x338

Qeveria e Greqisë ka paraqitur në parlament një projektligj për të zgjeruar kufirin perëndimor të ujërave të saj territoriale në Detin Jon në 12 milje detare, pas negociatave me Italinë dhe Shqipërinë. Projektligji, i paraqitur të premten vonë, do të zgjerojë ujërat perëndimorë nga gjashtë milje detare që është aktualisht.

Kjo nuk do të ndikojë në Egje, pranë brigjeve jugore dhe lindore të Greqisë, ku Athina ka pasur mosmarrëveshje me aleatin e saj të NATO-s, Turqinë për kufijtë detarë.

Greqia dhe Italia kanë nënshkruar tashmë një marrëveshje mbi kufijtë detarë që krijojnë një zonë ekonomike ekskluzive në Detin Jon, ndërsa Athina dhe Tirana ende nuk kanë rënë dakord për të gjitha detajet e kufirit të tyre detar dhe e kanë referuar çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u takua në Athinë të premten.

 “Ky projektligj konfirmon strategjinë e Greqisë për të kërkuar marrëveshje me vendet fqinje, të bazuara gjithmonë në ligjin ndërkombëtar dhe promovimin e sigurisë dhe prosperitetit në rajon,” tha Ministri i Jashtëm grek. Nikos Dendias.

Në projektligjin, i cili pritet të votohet më vonë këtë muaj, Greqia thotë se sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit ajo ka të drejtën për të ushtruar të drejtat e saj në pjesë të tjera të territorit të saj.

Turqia ka paralajmëruar se një veprim i ngjashëm nga Athina do të ishte një “casus belli”, ose shkak për luftë. Tensionet janë përshkallëzuar që nga viti i kaluar mbi burimet e energjisë në Mesdheun lindor. Të dy vendet ranë dakord disa muaj më parë për të rifilluar bisedimet por asnjë datë nuk u caktua.