Humbi nga radarët, gjenden mbetje të avionit dhe trupa të pajetë në det

Një avion pasagjerësh i kompanisë “Sriwijaya Air” ka humbur kontaktet me kullën e kontrollit vetëm 4 minuta pasi ishte ngritur nga aeroporti i Xhakartës, kryeqyteti i Indonezisë.

Sipas mediave në Indonezi, avioni ishte ngritur nga aeroporti me 59 pasagjerë në bord. Avioni është një Boeing 737-500, i cili ka nisur fluturimet në vitin 1994.

Kompania njoftoi se do të dalë me një deklaratë sapo të ketë informacione të saktë.

Në përditësim…