Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Laçi mposht Kukësin, Tirana nuk i ndahet barazimeve

Nga A2 CNN
9 Janar 2021, 15:45 | Futboll
Laçi mposht Kukësin, Tirana nuk i ndahet barazimeve

Laçi është ngjitur, të paktën përkohësisht, në vend të dytë në renditjen e Kategorisë Superiore, pasi ka mposhtur 3-2 Kukësin, falë golave të Mustës, Harmon, dhe Xhixhës. Kuksianët arritën të shënonin dy gola në pjesën e dytë, njërin në minutën e fundit me penallti, por ishte shumë vonë për të ndryshuar fatin e ndeshjes.

Ndërkohë, Tiranë vazhdon të lëngojë në mesin e renditjes, pas barazimit të pestë radhazi, këtë herë kundër Bylisit në Ballsh. Bardheblutë kanë vetëm 3 fitore në kampionat dhe 8 barazime, duke mbetur në vend të pestë.

Në ndeshjen tjetër të drekës, Kastrioti – Skënderbeu u ndanë në barazim 2-2, ndërsa në 16:45, Partizani pret në kryeqytet Apoloninë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë