Misionet “low cost” të NASA-s për të studiuar sekretet e universit

BHDP NA 01SA FILE  NASA MISSIONS T ff7d1632 14dd 4508 9abc 5f52027948d4 1 0001 frame 265 1100x620

NASA kërkon të dijë sekretet e universit dhe po planifikon disa misione për t’i mësuar ato.

Agjencia Hapësinore Amerikane ka ngritur një program të ri, të quajtur “Pionierët”.

Programi do të planifikojë katër misione të vegjël astrofizikë, të cilët do të kërkojnë të mësojnë çfarë e bën të mundur ekzistencën e universit tonë.

Shkencëtarët po kërkojnë të eksplorojnë fenomene si zhvillimi i galaksisë, ekzoplanetet dhe bashkimin e yjeve.

Këto janë të gjitha ide të mëdha shkencore, por NASA thotë se planifikon që të t’i realizojë ato me kosto të ulët, maksimumi 20 milionë dollarë.